Universiteti i Shkodrës sërish në zgjedhje?!



Universiteti i Shkodres mund te shkoje serish ne zgjedhje?! Kjo nese pranohet kerkesa e ish rektorit Adem Bekteshi per perseritjen e tyre, pasi ky i fundit ka kontestuar rezultatin duke kerkuar rimbajtje te zgjedhjeve.



Nje kerkese te tille ja ka bere publike kandidatja fituese Suzana Golemi, e cila nuk kursen as ironine ndersa shprehet se Bekteshi pasi ka pranuar humbjen dhe e ka uruar ate per fitoren, tani kerkon te riperserise votimin.



“Ish rektori Bekteshi, i cili më uroi fitoren, kërkon sot përsëritjen e zgjedhjeve… Kur ky është i vetmi proçes zgjedhor që nuk ka patur asnjë problem gjatë votimit, numërimit të votave nga KZF-të dhe nxjerrjes së rezultatit përfundimtar nga KIZ.

Asnjë nga vëzhguesit e ish rektorit Bekteshi nuk kanë shfaqur asnjë shenjë pakënaqësie ditën e votimit. Falenderoj përzemërsisht të gjithë pedagogët dhe studentët që më votuan dhe besuan detyrën si rektore e tyre për 4 vitet e ardhshme 2020-2024, për të vendosur ligjshmërinë dhe për ti rikthyer vlerën e vërtetë Universitetit të Shkodrës”. Golemi e fitoi garen me 1 vote diference perballe Bekteshit, ku mbeshtetjen e mori te forte ne dy fakultete dhe nga studentet.