UOU, sa habi/ Edi Ramës i vjen një letër nga familja e Enver Hoxhës, flasin për dhu.në dhe…

Një letër e shkruar nga djali i Enver Hoxhës në drejtim të kryeministrit Rama është publikuar sot nga mediat.

Letra ishte në lidhje me prishjen e godinës ku jetonte Nexhmije Hoxha.

Ndër të tjera Ilir Hoxha shkruan gjithashtu në letër se drejtoresha e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) Dallëndyshe Bici, kishte për qëllim t’i linte në mes të katër rrugëve familjen Hoxha dhe ia arriti qëllimit, pasi banesa ku jetonte Nexhmije Hoxha u shemb në kuadër të projektit të Unazës së Madhe, pa dhënë asnjë lajmërim paraprak. Djali i ish diktatorit madje thotë se shumë prej sendeve e dokumenteve të të atit u vodhën.

“Institucioni i IKMT mban përgjegjësi dhe une do të ndjek rrugën ligjore për: Dh.unim banese; Vj.edhje e relikteve dhe dokumentacioneve të ndryshme të Enver Hoxhës; Vj.edhja e orendive personale; Shkelja e të drejtave të njeriut; Dëmi moral dhe ulja e dinjitetit të familjes time. Për të gjitha këto do të kërkoj dëmshpërblim moral dhe material. Uroj dhe shpresoj që drejtësia e re do të jetë e paanshme dhe jo e politizuar. Në fund kam një falenderim për korrektësinë e Policisë së Shtetit që ishte në lartesinë e detyrave të saj”, thuhet në letër.