Urgjente, dy zyrtarë të Erion Veliajt ngacmojnë s*ksualisht gjimnazistet e Tiranës

Kërkohet hetim i menjëhershëm ndaj dy zyrtareve të lartë të Bashkisë Tiranë.

Kjo pasi kanë ngacmuar s*ksualisht vajzat dhe djemtë gjimnazistë të Tiranës.

Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri, Altin Hazizaj ka lëshuar akuza të forta kundrejt dy zyrtarëve të lartë të Bashkisë së Tiranës.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se dy zyrtarë të lartë të Bashkisë së Tiranës kanë ngacmuar seksualisht fëmijë në gjimnaze të Tiranës.

Postimi i plotë:

Sot CRCA Shqiperi ka njoftuar Policine e Shtetit, Agjensine Shteterore per te Drejtat e Femijeve dhe Komisionerin per te Drejtat e Femijeve, ne lidhje me 2 zyrtare te Bashkise Tirane, per dyshimin se kane ngacmuar seksualisht femije ne gjimnaze te Tiranes! Aq i tmerrshem ishte bere njeri prej tyre sa femijet i kishin ngjitur nofken: Fili-Pedofili! CRCA Shqiperi ka kerkuar hetim te menjehershme te dy zyrtareve te larte te Bashkise Tirane dhe te kujtdo tjeter qe mund te kete patur dijeni per ngjarjen dhe nuk beri asgje per te ndaluar ngacmimet seksuale te vajzave dhe djemve gjimnaziste te Tiranes! Eshte e tmerrshme te mendosh qe e dergon vajzen apo djalin ne shkolle dhe te vjen nje grabitqar seksual i veshur me petkun e nje zyrtari te kontrolluar nga Bashkia nese eshte pedofil apo jo dhe nderkohe Bashkia nuk ka asnje kod sjelljeje per mbrojtjen e femijeve nga dhuna apo per t’i mbrojtur femijet pikerisht nga monstra te tilla! PRINDER urgjent kerkoni llogari prane Bashkise Tirane se pse ka vendosur nje grabitqar seksual ne kontakt me femijet tuaj!’’