Urgjente/ Ilir Meta bën lëvizjet e para për datën e re të zgjedhjeve

Kreu i shtetit shqiptar, Ilir Meta bën lëvizjet e para pas çdekretimit të 30 qershorit, për të caktuar datën e re të zgjedhjeve.

Burime nga Presidenca bëjnë të ditur se Meta pritet të nisë këtë të mërkurë konsultimet me partitë politike për caktimin e datës së re.

Takimet e para do të zhvillohen pasditen e sotme, në orën 19:00 me krerët e partive te Grupimit te Qendrës se Djathte”.

Takimet nisin fill pas vizitës në Kosovë, ku Presidenti do të marrë pjesë në festimet e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Përpara se të mbërrijë në Kosovë, kreu i shtetit ka ndaluar në qytetin e Kukësit, vendit mikpritës për shumë shqiptar të Kosovës.

Meta ka pirë një kafe me gazetarin Bekim Bici, i cili 20 vjet më parë ai ishte vetëm 6 vjeç, kur qyteti i tij u bë për ditë e javë të tëra qendër e mediave botërore që dëshmonin, jo vetëm një nga tragjeditë më të mëdha njerëzore që po ndodhte në Europë, por edhe një nga kryeveprat e humanizmit njerëzor që njohu bota.

“Kënaqësi sot të pija një kafe në Kukës me gazetarin Bekim Bici. 20 vjet më parë ai ishte vetëm 6 vjeç, kur qyteti i tij u bë për ditë e javë të tëra qendër e medieve botërore që dëshmonin, jo vetëm një nga tragjeditë më të mëdha njerëzore që po ndodhte në Europë, por edhe një nga kryeveprat e humanizmit njerëzor që njohu bota. Krenar për Kukësin dhe ato javë të paharrueshme që përjetova mes kuksianëve patriotë, bujare e fisnikë si ata.🇦🇱”, shkruan Presidenti në Facebook.