URGJENTE/ Presidenti Meta del me kërcënimin e hapur: Ja çfarë e pret Ramën



Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas deklarateve të Komisionerit Europian për Zgjerimin Varlehy që i kanë kërkuar mazhorancës që të mos e rivotojë me shpejtësi Dekretin e Metës per kthimin e Kodit Zgjedhor ne Kuvend.



Në reagimin e tij Meta thekson se miqtë kanë bërë çmos për të ndihmuar Shqipërinë por është qeveria që po e pengon.



Meta ka bërë share reagimet ndërkombëtare duke i shoqëruar edhe me një shënim të tij.

“Falënderoj miqtë e vërtetë të Shqipërisë, që duan çeljen sa më parë të negociatave me Bashkimin Europian dhe nuk duan të na ndajnë nga Maqedonia e Veriut, për durimin e tyre dhe këshillat e sinqerta.

Shpresoj shumë që ato të dëgjohen me mençuri deri të enjten.

Por i siguroj miqtë tanë të sinqertë ndërkombëtarë se kohës së injorimit të kushteve dhe standardeve për integrimin do t’i vijë fundi, në çdo rast, në 25 prill 2021.

Pas kësaj date të gjitha kushtet do plotësohen rrufeshëm, me qëllim që Shqipërinë europiane ta ndërtojmë këtu dhe së bashku!

Në 25 prill 2021, do fillojë epoka e re e sundimit të popullit, që do të sjellë edhe sundimin e ligjit në Shqipëri”, theksoi Meta