Urgjente/ Shkon në tre numri i të prekurve me k.oronavirus, mes tyre fëmija 10-vjeçar, djali i …

Ka arritur në tre numri i personave të infektuar me k.o.ronavirus në Greqine fqinje me Shqiperine.

Pacientja e parë që rezultoi pozitive në test ishte një nënë 38-vjeçare. Gruaja e prekur ishte kthyer nga Milano e Italisë, me avion mbrëmjen e së dielës.

Rasti i dytë i evidentuar është djali i 38-vjeçares.

Shkolla fillore në të cilën shkon në shkollë 10-vjeçari, është mbyllur që prej mëngjesit të së enjtes dhe do të mbetet e tillë për 14 ditë, pasi është duke vijuar procesi i dezinfektimit.

Rasti i tretë është regjistruar në Athinë. Lajmin e konfirmon Ministria e Shëndetësisë e cila pohon se ekziston një rast i tretë në Athinë. Ajo është një banore 40-vjeçare e Maroussi, që u kthye nga Italia dhe tashmë është shtruar në spital në Attica.