Urr.ejtje pafund ndaj shkodranëve?! Si po e zbraz Shkodrën nga dita në ditë Rilindja e Ramës

Urr.ejtje, dashakeqësi, apo …!  Nuk ndalet hemoragjia “Rilindje” në Shkodër. Inspektorati shtetëror i Punës është institucioni i radhës që zhvendoset në Lezhë me urdhër të qeverisë Rama. Kështu nuk ka të ndalur zhvendosja e drejtorive të rëndësishme rajonale nga ky qytet, drejt Lezhës, atje ku thuajse të gjitha janë vendosur në godina me qira, pasi nga shpejtësia për të kryer këto transferime, qeveria me ministritë e linjës ka harruar se nuk ka godina, pasi i gjithë qyteti i Lezhës është sa një lagje e Shkodres. Tashmë lista sa vjen dhe zgjerohet  ku pas Arsimit, Arkivave, Bordit të Kullimit, SHISH, Mjedisit, radha ishte e Inspektoriatit të punës, e me gjasa pritet të mos ndalet me kaq. Absurde të mendosh se në raport me Shkodrën që numëron sipas INSTAT 207 mijë banore, Lezha ka në 1 Janarin e 2020 vetëm 122 mijë e 700 banore si qark, apo thënë ndryshe sa gjysma e Shkodres. por çfarë është e gjitha kjo, një lojë, hakmarrje primitive, dashakeqësi, urrejtje apo … Këtë më mirë se askush e di vetëm kryeministri Rama dhe vartësit e tij, që marrin të tilla vendime nxitimthi, duke i shkaktuar një dëm të madh rajonit të Shkodres jo vetëm në aspektin politik, por edhe ekonomik, duke patur parasysh që zhvendosje të tilla kryhen me paratë e taksapaguesve, e të nesermen dëm do ti bëjnë banorëve të këtij rajoni, që për të marrë shërbimet do të duhet të presin kur ti përmbushen orekset shefave anonim në Lezhë që vendos partia. A ka kuptim që Shkodra, qyteti i traditës, kultures, arsimit, sportit, i zhvillimeve të mëdha në jetën demokratike të vendit, por në rrjedhën e shekujve, të kthehet një provincë e rëndomtë e Lezhës? Asesi, e ky në radhë të parë është turpi i deputetëve të majtë të Shkodres që janë zgjedhur prej këtij qarku, e më pas edhe i të gjithë qeverisë Rama, që nën pretekstin e këtyre reformave, po shkatërron një traditë, për të ngritur një piramidë në institucionet shtetërore.