V.des në spital pas disa ditësh në gjendje të rëndë 30-vjeçari, ja lëvizja e fundit që kishte bërë

Një djale i ri vetem 30 vjeç humbi betehen me Covid-19 në një spital në Teksas, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi mori pjesë në një ‘Covid-Party’.

Një festë pa distancim shoqëror dhe maska ​​- me qëllim për të demonstruar se virusi nuk ekziston dhe, prandaj, nuk dëmton.

Sipas mediave amerikane, në fakt, i riu mendonte se k.oronav.irusi nuk është i vërtetë. Kjo ishte edhe ‘logjika’ e festës Covid, ku u ftuan për të marrë pjesë edhe të prekur nga sëmundja dhe ata që besojnë se infeksioni ekziston, një mënyrë për të dëshmuar se Covid është thjesht një krijim i mendjes njerëzore dhe jo një fakt.

Pacienti në fjalë u sëmur rëndë dhe v.diq në spital. Dr Jane Appleby tha se “festa ishte e organizuar nga dikush që ishte diagnostikuar me virusin Covid-19 dhe qëllimi ishte të shihej nëse virusi është i vërtetë dhe nëse prej tij mund të infektohesh.”

Ajo tha gjithashtu se përpara se të vdiste, pacienti kishte thënë “ ‘Unë mendoj se bëra gabim, mendova se ishte një shaka, por nuk është ashtu”.

Drama – e cila bazohet, për fat të keq, në besimin e gabuar se pandemia e koronavirusit është një mashtrim – u zhvillua në qarkun Bexar, afër San Antonio dhe Dr. Appleby vendosi të flasë për të për të rritur ndërgjegjësimin midis njerëzve, në veçanti te të rinjtë