V.diq bashkë me gruan pasi festoi ditëlindjen, familja nga Elbasani e ish-zyrtarit të policisë sot…

Trupi i tij u soll te prehet ne vendlindje.

Sot iu dha lamtumira e fundit ish-punonjësit të Policisë së Shtetit, N/komisar Ervin Dervina.

Ai humbi jeten gjatë një aksidenti rrugor në Rumani së bashku me bashkëshorten e tij.

Në një njoftim në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit, i është dhënë lamtumira e fundit Dervinës, i cili prej 11 vitesh kryente detyrën si Oficer Ndërlidhës i Policisë së Shtetit, pranë Qendrës për Forcimin e Ligjit në Evropën Juglindore.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Elbasan

Ceremonia e lamtumirës së ish-punonjësit të Policisë së Shtetit, N/komisar Ervin Dervina, i cili u nda nga jeta gjatë një aksidenti rrugor në Rumani, ku prej 11 vitesh me dinjitet, profesionalizëm e ndershmëri kryente detyrën si Oficer Ndërlidhës i Policisë së Shtetit, pranë Qendrës për Forcimin e Ligjit në Evropën Juglindore (SELEC).

I përjetshëm kujtimi i tij

Lexo edhe: