V.rau gruan teksa e bija flinte, gardistit i ndodh gjëma në drejtorinë e Policisë një ditë pas ngjarjes

Thonë se v.r.asjen e kreu për tr.adhëti. Edhe pse e shoqja përdorte veshjen e fesë që praktikonte dhe ishin besimtare të devotshëm si familje. Fqinjët thonë se janë të çuditur si mund të ndodhë kjo. Ata nuk kishin dëgjuar kurrë një grindje prej derës së familjes që tani u shpërbë. Një vajzë e mitur e mbetur jetime, nëna në dhe`, e babai pas h.ekurave.

Alket Arapaj, me armën e shërbimit v.rau të shoqen herët në mëngjesin e të martës në shtëpinë e tyre. Të bijën e morën familjarë të së ndjerës, ndërsa ajo mendonte se e ëma ishte në gjumë.

Punonjësi i Gardës së Republikës, e ka kryer kirmin e rëndë kur do shkonte të merrte detyrën në Gardën e Republikës. Ai shërbente prej më shumë se 20 vitesh dhe është me arsim të lartë ushtarak me gradën Kapiten.

Është mësuar se Arapaj, ka tentuar vetëvrasjen në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku po qëndron i arrestuar, raportojnë burime për Abc News.

Arapaj ka dhënë në polici ditën e sotme dëshminë e tij në gjendje të rënduar psikologjike.

Gjatë marrjes në pyetje, 44-vjeçari u paraqit i paqëndrueshëm dhe nuk dha detaje se çfarë ndodhi në të vërtetë mëngjesin e së martës.