Vajza e infektuar me Covid lë orar për thonjtë, e t.merrshme çfarë i ndodh



Një vajze është treguar e papërgjegjshme, duke lene orar për të bërë thonjtë, edhe pse e dinte se ishte e infektuar me Covid.



Sikur të mos kishte ndodhur asgjë, ajo la takim dhe shkoi në qendër estetike. Kur estetistja e pyeti nëse është e infektuar me Covid, ajo tha se prej kohësh e ka kaluar virusin.



Estetistja pasi e kuptoi se ishte e infektuar, është revoltuar dhe ka postuar bisedën në rrjetet sociale.

Edhe pse e fshiu pak më vonë, kjo bisedë u bë virale. Në mesazhin që gruaja i kishte dërguar estetistes shkruhej: Ndihem shumë keq që nuk tregova, por më duhej dëshpërimisht të bëja thonjtë.

Kam dalë pozitive me virus dy ditë më parë kështu që ju lutem karantinohuni.