Vajza e ish-deputetit përfundon në spital, i ‘ma.sakrojnë’ krahun

Këngëtarja e njohur Besa Kokëdhima është prekur nga viroza e gripit dhe për shkak të një komplikacioni ka përfunduar në spital. Por në një postim në Instagram, ajo ka treguar se ka pësuar një ‘mas.akrim’ nga infermieret shqiptare.

“E kalova natën në spital për shkak të një komplikacioni nga gripi. Tani e di pse duan infermierë shqiptarë në Europë! Nuk mund të merrnin gjak pa ma masakruar krahun”, shkruajti ajo në fotografinë ku tregonte krahun e nxirë.