Vajza e ish-deputetit u del në mbështetje studentëve: Bravo u qoftë, mos lejoni korrupsionin dhe arrogancën

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit ka tërhequr mjaft vëmendje. Në mbështetje të tyre kanë dalë shumë artistë, të cilët i kanë përgëzuar për ngritjen e zërit kundër padrejtësive

Një nga artistet që u ka dalë në mbështetetje është dhe këngëtarja Besa Kokëdhima. Vajza e ish-deputetit të PS, u bën tirrje të të mos lejojnë korrupsionin dhe arrogancën.

“BRAVO JU QOFTË! NGRINI ZËRIN PËR TË DREJTAT TUAJA ! NGRINI ZËRIN PËR JETËN TUAJ QË SHKATËRROHET NGA KORRUPSIONI E ARROGANCA! UNË JAM ME STUDENTËT! SHQIPËRI MEDIA; MOS MINONI E MANIPULONI BASHKËQYTETARËT TUAJ! #unëjammestudentët “, shkruan Besa në postimin e saj në Instagram.