Vajza heq këpucën me takë dhe i sulet djalit që po qeshte me të, dalin pamjet e sh.errit në këtë lokal të njohur

Pamjet e kamerave të sigurisë së një biznesi kanë regjistruar të gjithë skenën kur një cift partnerësh sulmuan një djalë që ishte duke ngrënë, pa pasur asnjë faj.

Sic shkruajnë mediat e huaja, ishte vajza e cila si fillim iu turr një prej djemve në një nga tavolinat e lokalit dhe i gjuajti me këpucën e saj me takë të lartë. Më pas i dashuri i saj erdhi dhe iu sul djalit me grushte.

Pamjet tregojnë Kay Marie Broën teksa godet djalin që ishte ulur, Jordon Jozefin në fytyrë me këpucët e zeza, teksa ai ishte për qejfin e tij duke shijuar një vakt me miqtë përgjatë rrugës Regent në ërexham rreth orës 12.30 në 19 shkurt.

I dashuri i Broën, Luke Anthony Bednarek, më pas erdhi dhe e rrahu me grushta djalin.

Vajza pretendoi se djemtë ishin duke u tallur dhe po qeshnin nën zë me të, edhe pse ata mohojnë ta kenë bërë këtë gjë.