Vajza ju iku në Greqi dhe dashuroi sirianin, por kur kthehet u sjell me vete edhe…historia e trishtë e dy gjyshërve

Edhe pse jetojnë në varferi të skajshme, dashuria që ka për mbesën është e madhe. Suzana dhe bashkëshorti i saj jane dy gjyshër që po bejnë gjithcka për të. Jetesën e sigurojnë duke mbledhur kanaçe të vjetra dhe hekura, të cilat më pas i shesin dhe blejnë ushqimin.

Megjithatë kanë një problem serioz lidhur me dokumentacionet e mbesës. Ajo nuk regjistrohet dot për shkak të një gabimi në mbiemrin e nënës. Edhe pse janë përpjekur shumë nuk kanë arritur dot t’i japin një zgjidhje. 10-vjecarja është e sëmure dhe ka nevojë për ilaçe, por ata nuk mundën dot të nxjerrin për të as librezën e shëndetit.

Suzana kërkon ndihmë që mbesa të regjistrohet e më pas të shkollohet e të marrë të gjitha shërbimet për të cilat ajo ka nevojë.

Kjo është historia e familjes së treguar nga Suzana Peposhi e cila jeton në qytetin e Durrësit së bashku me bashkëshortin dhe mbesën e vogël.

10-vjeçarja është lindur nga vajza e Suzanës, Laureta, përpara disa vitesh teksa jetonte në shtetin grek ku u dashurua me një shtetas sirian.

Nga kjo lidhje erdhi në jetë vajza, por ai u largua dhe i braktisi te dyja. E gjendur në të tilla kushte Laureta mori vajzën e vogël dhe u kthye në shtëpinë e prindërve.

Gjyshja në studion e emisionit “Me zemër të hapur” , tregon edhe si u largua vajza në drejtim të Greqisë, kur ende nuk ishte shtatzënë me shtetasin sirian, të cilin e njohur në Greqi.

“Që të mos vuante i thamë rri te motra. Më pas iku diku tjetër. Ata janë njohur te puna ku ka punuar familja greke. Ka jetuar një vit. Unë se kam pyetur me thënë të drejtën vetëm kur është shtruar në spital, në muajin e tretë. Ishte pa dokumente dhe nuk e dinim nëse mund ta mbante apo do ta hiqte fëmijën. Në krye të vitit ai u largua si shkak i konflikteve. Ai nuk e ka njohur atësinë se nuk e do. Ai është martuar me tjetër njeri, si duket nuk bënin fëmijë dhe donte që t’i mbushte mendjen se unë kam bërë fëmijë por vajza nuk i flet. ”- u shpreh nëna e gruas.