Vajza shkon për një intervistë pune, pronari i ngre kurthin që e la pa mend

A e dini se ka edhe pronarë që shohin tek punonjësit e tyre dhe aplikantët vetitë jo profesionale por ato njerëzore?

Pronari i një kompanie po bën një test interesant për çdo person që do ta punësojë. Kush dështon, humb vendin e punës.

Trent, pronari i kompanisë “Xero Australia” tha se sigurohet që kandidatët e tij të pijnë kafe apo ujë gjatë intervistës.

“Unë i çoj gjithmonë për një vizitë në kuzhinën tonë dhe në një mënyrë, dalim që aty me një pije në dorë. Më pas kthehemi, bëjmë intervistën dhe një prej gjërave që shoh në fund është nëse personi e kthen sërish gotën apo filxhanin në kuzhinë?

Ti mund të kesh aftësi shumë të mira dhe eksperiencë të madhe, por kur vjen puna tek sjellja, ne fokusohemi shumë tek koncepti “laje filxhanin tënd”.