Vajza shtatzënë humbi jetën, policia shoqëron të gjithë mjekët

Një ngjarje e rëndë në Elbasan ka vënë në lëvizje edhe policinë. Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Spitalin e Elbasanit, ku një 25-vjeçare humbi jetën vetëm 1 orë pas sjelljes në jetë të fëmijës së saj të parë, është shoqëruar në polici i gjithë stafi i spitalit që ka marrë pjesë në operacion.

Mes të shoqëruarve janë edhe mjekët që bënë operacionin për lindjen e fëmijës,Ardian Kadefciu dhe Kasem Dylgjeri. E ndjera Rexhina Debrova, humbi jetën nga një atak kardiak, 1 orë pas lindjes, ndërsa fatmirësisht foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore.

Familjarët akuzojnë për ngjarjen mjekët, pasi sipas tyre janë treguar neglizhentë dhe të pakujdesshëm, ndërsa mjeku kardiolog është paraqitur me vonesë.