Vajzës së Jozefina Topallit i ndodh e papritura, kapet mat në mes të qytetit

Vajza e Jozefina Topallit, Megi ka nisur prej kohësh një marrëdhënie të re dashurore dhe vetëm tani bëhen publike disa prova për ta vërtetuar atë.

‘IconStyle’ ka siguruar disa foto të saj me partnerin e ri teksa ecin të dy në rrugët e zonës së ish-Bllokut, ku Megi banon.

Sipas tyre, lidhja mes saj dhe djaloshit ende të panjohur ka nisur prej kohësh dhe tani është konsoliduar e ka kaluar në stadin e bashkëjetesës. Kujtojmë se Megi ka qenë për shumë vite e lidhur me këngëtarin Luiz Ejlli, nga i cili u nda në 2017.