“Vaksina mund të prodhohet në 6 muaj”? Vjen lajmi i bujshëm. Këshilltari i qeverisë britanike thotë se pas dy javësh…

Një lajm i bujshem vjen nga këshilltarët kryesorë të qeverisë britanike për koronavirusin e ri.

Paralajmerimi eshte se epidemia e Mbretërisë së Bashkuar do të përkeqësohet para se të përmirësohet, por kulmi i saj mund të kalojë deri në Pashkë.

Një ditë më parë edhe Presidenti Donald Trump dha mesazhin se deri për Pashkë (12 prill) situata do të jetë përmirësuar dhe bllokimi i njerëzve dhe punës do të hiqet, një mesazh që u prit me dyshime të mëdha nga ekspertët e shëndetësisë.

Në Britani, profesor Neil Ferguson, drejtor i Qendrës MRC për Analizat e Sëmundjeve Infektive Globale” paralajmëroi se rreth një e treta e njerëzve që vdesin nga kronavirusi, janë të shëndetshëm dhe nuk kanë sëmundje të tjera të renda.

Duke folur në programin e sotëm të “BBC Radio 4”, Profesori Ferguson tha: “Londra do të jetë në situatë shumë të vështirë brenda dy ose tre javëve të ardhshme. E tëra që do të thoja është se me mbylljen tani në vend, ata numra do të fillojnë të ulen. Sfida që kemi është se pati një vonesë. Njerëzit që janë pranuar në spital tashmë ishin infektuar prej një jave, dy javësh, madje ndonjëherë edhe tre javësh më parë, kështu që pa dyshim se një javë tjetër ose dy javë do të jenë shumë të vështira”.

Në lajme edhe më shpresëdhënëse, Andrew Pollard, profesor i infeksionit pediatrik dhe imunitetit në Universitetin e Oksfordit, i cili u thirr gjithashtu para komitetit qeveritar për emergjencat, tha se një vaksinë mund të jetë e mundur në dispozicion brenda gjashtë muajve. Më parë shumë ekspertë kanë thënë që një vaksinë e cila mund të përfundojë shkatërrimin e pandemisë është të paktën një vit larg. “Unë besoj se gjashtë muaj janë të mundshëm, por duhet shumë gjëra që të bien në vendin ku duhet në mënyrë që kjo të ndodhë”, tha profesori Pollard.