Vala e dytë e COVID? Virologia italiane bën paralajmërimin e rëndësishëm, mos thoni se s’ju njoftoi



Virologia italiane Ilaria Capua, në një intervistë me ‘Corriere della Sera’ ka deklaruar se COVID nuk ishte një ‘meteor i papritur’ dhe pandemia mund të ishte shmangur.



“Që Sars-Cov-2 po vazhdon të qarkullojë, kjo ishte e pritshme”, – tha Capua. “Qëllimi i virusit është të infektojë të gjithë njerëzit që takon për të siguruar mbijetesën e tij. Është iluzionuese të mendosh se me ardhjen e stinës së verës Covid do të ishte “tërhequr”. Viruset nuk mendojnë dhe as nuk shikojnë”.



Sipas Capua, sfida e re tani e sistemit shëndetësorë është riorganizimi i jetës së popullatës në rrezik.

“Nuk flitet për bllokime, por për sjellje të vetëdijshme që mund të largojnë rrezikun e infeksioneve. Rregullat janë gjithmonë të njëjta: maska, distanca, higjena” – tha Ilaria Capua.

Në lidhje me mosmarrëveshjet midis virologëve për mundësinë e një “valë të dytë” në vjeshtë, Capua tha se “Kur flasim për ‘valën e dytë’ i referohemi spitalizimeve në kujdesin intensiv dhe për ta duhet një bashkëpunim aktiv mes qeverive dhe popullatës pasi kjo është çështje e përgjegjësisë kolektive”.