Valdrin Pjetri, dështimi i Ramës si drejtues politik i veriut dhe fundi që po afron

“Shkodrën e kam sfidën time personale”, kështu thoshte kryeministri Edi Rama gjatë pseudofushatës për zgjedhjet e 30 qershorit kur në krah kishte Valdrin Pjetrin, si kandidat për bashkinë e Shkodrës. Sfida personale e Ramës rezulton të ketë dështuar vetëm dy muaj pasi ky i fundit e shpalli.

Ramës vazhdojnë t’i plasin në dorë të tilla skandale, njerëz të zgjedhur vetëm me pragmatizëm, që as politik nuk është, por interesash të ngushtë parash e ndarje haraçesh. Shfaqja e shëmtuar prej një diktatori pasditen e sotme kur e përjashtoi Valdrin Pjetrin nga Partia Socialiste dhe i bëri edhe gjyqin publik, nuk ishte një “mea culpa”, por ishte faktimi i një strategjie fituese në politikë duke përdorur krimin dhe resurset e tij.

“Jo Valdrini,po vëllai im të jetë,s’ka shans të hedhë asnjë hije dyshimi mbi PS dhe mbi mua,në raport me ligjin e me besnikërinë ndaj popullit! Përgjegjësia për çdo akt individual të padenjë është individuale.Përgjegjësia jonë është si reagojmë ndaj një akti të padenjë individual! I edukuar,i zoti,i respektuar familjarisht në Shkodër e kudo ka punuar,po kjo s’mjafton më!Kurrë s’kam menduar se Valdrini mund të fshehë të vërtetën në raport me ligjin,po deri kur e vërteta ligjore të dalë, Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara plotësisht. E me këtë rast,të tërë ta fusin mirë në kokë:Unë s’kam ndërmend të toleroj askënd dhe as të marr përsipër raportin individual me ligjin të askujt!Shkoj në luftë për çdo ide,qëllim a shok armësh,po kosto veprimesh individuale të dyshuara si ky,as marr më,as lejoj më t’i marrë PS!” – shkruante Rama sot për internimin publik të Pjetrit që vuri vet edhe Drejtor Hipoteke, edhe Prefekt, edhe kryetar bashkie, një akt ky i ngjashëm me fundet enveriste të Beqir Ballukut e Nako Spiros.

Jo vetëm që dështoi me Shkodrën, por Rama sot ka dështuar edhe në Partisë Socialiste. Vetëm një muaj më parë, PS bëri një reformacion përsa i përket udheqësve politikë ku Gramoz Ruçit, Taulant Ballës dhe vet Edi Ramës ju besuan nga 4 qarqe në koordinim politik. Rama, që hiqet si “kaposhi” i majtë dhe i patrembur para çdo sfide politike zgjodhi koordinimin e qarqeve të veriut. Me këtë dallaverin e sotëm, Rama dështoi edhe si drejtues politik, i cili jo vetëm nuk e ka nën kontroll bazën e partisë, por edhe si kryetar e çik më shumë si kryeministër, nuk sigurohet për pastërtinë e figurave drejtuese që zgjedh. Pra, Ditmir Bushati që u hoq nga Shkodra si drejtues politik, jo vetëm që u zëvendësua me një kriminel, por edhe nga një socialist që dështon pa nisur si Edi Rama. Fundja kjo është fytyra e “Rilindjes” që po shkatërron Partinë Socialiste.

Rama është lidhur me krimin në më shumë se një rast. Është lidhur me dr.ogën e Tahirit, me përdh.unimet e Elvis Roshit, me dr.ogën e “Gonit”, vëllait të Fatmir Xhafës, me Valdrinin e dënuar po për dr.ogë në Itali e shumë palaçollëqe të tjera e marrëveshje me kriminelët, jo për zgjuarsinë e peshën politike, por për paratë e tyre në funksion të shit-blerjes së votës. Fundi sa vjen e po afrohet më tepër, po duket se do jetë një fund brutal për një njeri që i ka hedhur shumë kusure mbi shpinë Shqipërisë, jo vetëm me PPP, po tani edhe me kriminelë që hiqen si idealistë e shtetformues të pashembullt. /Pamfleti