Valdrin Pjetri kërkon të “mbërthejë” Vllazninë

Kandidati socialist per bashkine e Shkodres Valdrin Pjetri nuk vonon te nise fushaten dhe te paren qe kerkon te “mbertheje” eshte Vllaznia. Sapo skuadra shkodrane ka fituar ne “Loro Boriçi” me Erzenin me rezultatin 1 – 0 duke ngritur edhe kupen per grupin A, Pjetri ne pak rreshta ka uruar por edhe premtuar se dite me te mira do te vijne.

Ne fakt nje gje te tille e premtoi edhe presidentja ne detyre Voltana Ademi, por mandati i saj i erret do te mbahet mend ne historine e shkodraneve, pasi Vllaznia preku kategorine e pare. Tashme kandidati socialist shpejtoi te uroje duke qene i pari nga radhet e politikaneve vendore qe ndermerr nje hap te tille, pikerisht ne nje moment delikat kur Vllaznia pret sfiden e radhes per te fituar kupen e kategorise se pare dhe pak para qe do ti ndihmojne per sezonin e ri ne superlige.