Valdrin Pjetri mbetet vetëm me fjalë, askush nuk i trembet më

Parada e prefektit të ri te Shkodrës nëper institucione nuk po jep efektin e pritur prej tij. Shumë drejtorë duke patur mbështetjen e drejtepërdrejte të deputetëve të majtë të qarkut, nuk po e vënë në liste fjalën e Valdrin Pjetrit. Madje ky i fundit po hyn dhe del nëper këto zyra si një vizitor dhe asgjë më shumë, megjithëse në ditët e para nuk nguroi ti kercënojë duke i quajtur si jo të paprekshëm.

Tashmë as fraza e tij se e gjithë vëmendja e shtuar e qeverisë është në Shkodër nuk po i bën punë. Burime nga selia roze thonë se Pjetri ne këtë drejtim madje ka marrë mesazhe të qarta se drejtorët nuk mund ti kërcënoje siç do ai, ndërsa ka patur nga ata qe ja kanë plasur në sy një fakt të tille.

Tashme moda e promovimit nëpër drejtori po del nga moda dhe Pjetri duhet të ndryshojë strategji, sepse nëse do te jetë kandidati për Shkodrën, duhet që shkodranet ta shohin produktiv, me rezultate e jo vetëm me llafe, pasi nje shprehje thotë se fjalët i merr era.

Te shtunën pritet të dalë emri zyrtar nga Edi Rama dhe pa shumë surpriza ai pritet te jetë Pjetri, i cili do te ketë sfiden e bashkimit dhe te gjetjes se rrugës që bashkia Shkodër të paktën te bëhet e ëndërrueshme nga socialistet.

Kurset qe ka marre edhe nga takimet e se djathtës duke i ndjekur përmes rrjeteve sociale duhet ti shërbejne per te ndertuar strategjine qe nevojitet per fushaten, e jo sa per te pare nese ka apo jo PD njerez ne takime.