Valdrini iku, por e f.rikshme çfarë pritet të ndodhë me Vllazninë

Dorëheqja e Valdrin Pjetrit pritet të sjellë probleme te Vllaznia.

Skuadra shkodrane është nën varësinë e Bashkisë së Shkodrës dhe vendimi i Pjetrit lë vakand pozitat e presidentit të klubit, vetëm pak ditë para se të nis sezoni i ri 2019-2020 i Kategorisë Superiore.

Vllaznia është rikthyer në elitën e futbollit shqiptar pas një sezoni të kaluar në Kategorinë e Parë. Me rikthimin në Superiore, drejtuesit e saj nisën të ndërtonin një ekip të denjë për të mos përsëritur sezonin e trishtë, 2017-2018, por me këto zhvillime gjërat duken të ndërlikuara.

Mbetet të shikohet se çfarë do të ndodh me klubin, por kuqeblutë i pret një vit mjaft i vështirë, ku pritet të penalizohet edhe me heqje pikësh për shkak të mos pagesave të lojtarëve apo humbje në tavolinë për mos-prezencë në transferta dhe jo vetëm.