Valdrini me mendjen se do të bëhet kryetar “emëron” edhe rojet. Shkodranëve nuk u ka gjë borxh, 9% e votuan

164 mijë e 511 zgjedhes me të drejte vote u thirrën të marrin pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit në bashkinë e Shkodres, ku vetëm në qytet numri i tyre shkon në 94 mijë e 440 zgjedhës. Por bojkoti i Shkodranëve ishte i lartë dhe pjesmarrja nuk kapi as 9%, pasi me mbylljen e qendrave të votimit, u konstatua se votën e tyre e kishin hedhur vetëm 15 mijë e 913 qytetarë, ndërsa bojkotuan me mospjesmarrje 148 mije e 598 shtetas.

Një shifër tronditëse, ç’ka tregon se kryetari i ri i bashkisë Valdrin Pjetri që çuditërisht mori 16 mijë e 500 vota, më shume sesa kishin marrë pjesë në votime, nuk përfaqëson as 1/10 e qytetareve që neser pretendon të drejtojë.

Se si mundet të vijë në karrigen e të parit të qytetit një njeri jo i votuar as nga gjysma e qytetareve të qytetit të tij me të drejtë vote, këtë e dijnë vetëm socialistët dhe kandidati fitues, që flet për proçes të suksesshëm, e standarte që në 28 vite sipas tij nuk janë parë në Shkoder. Kuptohet duke qënë larg Shkodres nuk ka patur si të dijë standartet Pjetri, e aq më pak historikun e zgjedhjeve në këtë qytet, për të mos folur për arritjet apo problematikat. Ngjyrosja e hartes së Shqipërisë mavi nga veriu në jug, shënoi për herë të parë në pluralizmin politik, futjen edhe të Shkodres në këtë rrjet, ç’ka nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë.

Kandidati Pjetri nuk ka vonuar dhe sëbashku me deputetet e qarkut dhe strukturat e tjera ka nisur të ndajë tashmë edhe tortën e pushtetit, se kush do të jenë në pozicionet drejtuese, nga numrat dy të bashkisë, e deri tek roja që do të ruajë godinën.

Katarsis që të majtit e kanë pritur dhe dëshiruar me vite ta realizojnë, e në rast të çertefikimit të këtyre zgjedhjeve, janë gati ta bëjnë në pak sekonda në bashkinë më të madhe të veriut të Shqipërisë. Kuptohet që Pjetri do të vijë në këtë zyrë dhe do të marrë celesat e pushtetit, duke patur përkrah edhe ata që të shtunën e 29 qershorit dhunuan e shkatërruan institucionet që neser do i kenë në varësi, ku nuk kursyen guret fresibël, gërshërët e shkelmimet e dyerve, për të çelur qendrat e votimit.

E duke qënë se nuk ka shumë detyrime ndaj pjeses më të madhe të Shkodraneve, pasi e votuan vetëm minoranca, ata socialistë shumica të detyruar të shkojnë në qendrat e votimit, Valdrin Pjetri fare mirë në 4 vite nuk do të ndjeje ndonjë detyrim për t’iu shërbyer apo aq më pak per të patur vemendjen maksimale që premton në daljet publike, për Shkodrën dhe Shkodranët. Si rrallë here drejtimi i pushtetit vendor po zhytet në ujra të turbullta dhe me 30 qershorin, u vulos një ndër anët e errëta të drejtimit të bashkive, që vecanerisht për Shkodrën duket se do të jenë ditë të vështira!/ShkodraNews