Valdrini ra! Socialistët e Shkodrës fërkojnë duart, zbulohen skenarët

Rames ju shua nje yll. E ngjiti me shpejtesi, nga nje drejtor anonim, ne nje post kyç si ai i hipotekave, e nga aty prefekt, kandidat per bashkine Shkoder e deri tek posti i fundit, udheheqes politik i te majtes ne qarkun Shkoder. Por ky shkelqim i Valdrin Pjetrit u shua me shpejtesi dhe si nje rrufe ne qiell te hapur, goditi mbi koken e Edi Rames skandali i publikuar nga demokratet. Ylli ne ngjitje i Rames kishte qene i denuar ne Itali per tra.fik d.roge, veper per te cilen e kishte pranuar fajin.

Kaq mjaftoi qe Rama ta hedhe tutje Valdrinin, duke i ndare rruget qe deri dje i zgjidhte me elozhe e perkedheli, ti pershkonte sebashku me te per ndryshimin e Shkodres. Valle se ka ditur Rama te gjithen kete? Po e marrim te mireqene qe jo dhe tani ndersa pret fjalen e fundit nga prokuroria, ne Shkoder socialisteve u ka rene uji i perveluar.

Te shumte jane ata qe pyesin perse Rama i besoi nje te panjohuri, ndersa kishte plot socialiste te ndershem e qytetare te mire te Shkodres. Ka shume nga ata qe po ferkojne duart qe Rames i shpertheu ne duar e gjitha kjo duke qene se Valdrini njihej si njeri i Tom Doshit me teper se i socialisteve. Por ndersa keshtjella e reres u shemb, per prefekturen dhe vete strukturat e PS gjithcka ka hyre ne amulli. Data konstituimi ende nuk ka dhe me gjasa pritet te mos kryhet ky proces pa ardhur pergjigjia e prokurorise.

Skenari tjeter eshte qe te konstituohet keshilli bashkiak dhe te betohet Pjetri, e me pas nese vertetohen akuzat te shkarkohet nga keshilli ministrave e te nis procedimi per te. Karta e trete qe mund te luhet eshte betimi i keshillit dhe ne detyre te qendroje Voltana Ademi deri ne daten e re te zgjedhjeve, por kete here duke patur anetar te parlamentit lokal vetem te majtit e rinj te dale nga 30 qershori.

Gjithe ky stres dhe kaos i vjen Rames dhurate nga Pjetri, ndersa kishin programuar ta linin kete bashki si qershia mbi torte, pasi per here te pare ne garen qe zhvilluan te vetem, socialistet e fituan. Gjithcka duket se ka marre fund dhe per Ramen, Pjetrin dhe mazhorancen, Shkodra u kthye ne varrezen e 30 qershorit./ShkodraNews