Valdrinit i “ngel thatë”, nuk i’a varin as socialistët

Valdrini i braktisuri i madh i te gjithëve. Kandidati për kryetar bashkie i Shkodres nga radhët e PS, nuk mbështetet as nga te tijit. Qartazi kjo u pa ndërsa prezantoi programin elektoral, qe pa frike mund te cilësohet si nje nga momentet me te rëndësishme te një kandidati. As drejtuesi politik i qarkut dhe as ish zv/kryeministrja Senida Mesi nuk ishin aty.

Por ata nuk ishin te vetmit, sepse munguan edhe shume figura te Partisë socialiste Shkodër dhe drejtues te institucioneve kyçe qe kane te bëjnë drejtpërdrejte me qytetaret dhe komunitetin e biznesit. Ata kane vendosur te distancohen ose te mbajnë qëndrim ndaj Pjetrit qe e quajnë te katapultuarin e Rames dhe asgjë me shume, i cili nuk ka kontribute ne PS e Shkodres, por po shpërblehet për postin me te mire qe te gjithë e duan.

Krah Pjetrit ne kete prezantim munguan sepse ata kane jo pak hatermbetje me PS dhe modelin qe ajo solli ne Shkoder ne këto vite te qeverisjes, duke vlerësuar me shume jabanxhinjtë sesa ata qe edhe ne dite te vështira ishin mbështetës te partise.

Me sa duket kandidati i vetëm i garës per bashki as i vetëm nuk do t’ja arrije te marre votat e mjaftueshme për tu ulur ne kolltukun e lakmuar prej 30 vitesh nga e majta pasi se paku ata duhet te sigurojnë 30% te numrit te votuesve te bashkise Shkoder. Braktisja e Pjetrit eshte pare me herët edhe ne fushatën elektorale qe zhvilloi, e vaket dhe me shume pak pjesëmarrës, qe me shume i ngjanin celulave sesa organizimit te nje partie te madhe.