Valixhja diplomatike vinte nga Franca në Shqipëri, por kur e hapin s’u besojnë syve

Plot 23 milionë euro janë kapur nga policia franceze në aeroportin Rosy Charles-de-Gaulle, në Paris. Paratë e futura në valixhe diplomatike kishin si destinacion Shqipërinë, të paktën kështu raportohet në mediat franceze. Për këtë ngjarje është arrestuar një shtetas nga Mali, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije ende.

“Nga të njejtat burime, valixhet ishin për Shqipërinë, një vend i njohur si një parajsë tatimore, ku fondet e pastrimit të parave janë me parashutë. Cili personalitet ishte bartësi i bagazheve? Burime nga Mali nuk mund ta japin këtë përgjigje. Megjithatë sponsorët e transaksionit mashtrues, janë mbështetur mbi paprekshmërinë e çantave diplomatike, një status ky që shërben si mënyre keqpërdorimi nga zyrtarët.” – kështu shkruhet në “The World News” në lidhje me ngjarjen.

Ende nuk dihet se kush ishte personi që priste këto para në Shqipëri. Deri më tani për ngjarjen ka pak të dhëna.