‘Vandami’ Mihal Kokëdhima shpërthen në lot në sallën e gjyqit: Doja lekët e mia

‘Vandami’ shqiptar që u bë mjaft i famshëm pasi hipi mbi kofanon e makinës së turistëve spanjollë, Mihal Kokëdhima është lënë sot në burg nga Gjykata e Vlorës.

Mes lotëve Kokëdhima ka rrëfyer se nuk i ka prekur me dorë turistët spanjollë dhe se ka dashur vetëm të marrë lekët pasi, sipas pronarit të restorant Panormës, ata kanë ikur pa paguar.

“Ikën pa paguar, vrapova për t’u marr lekët e mia dhe prandaj hipa në kofano. Ata ndezën makinën dhe donin të më shtypnin,”- mësohet të ketë thënë ai.

Ndër të tjera Kokëdhima pati edhe një debat me avokatët e tij para se të niste gjyqi, teksa u theksoi atyre se kryeministrin Edi Rama e ka mik por që ky i fundit e ka harruar tashmë.

Një ditë më parë u publikua një video ku Kokëdhima shihej mbi kofanon e disa turistëve spanjollë teksa çante xhamin me duar.

Turistët e denoncuan pronarin e lokalit për dhu.në ndaj tyre, pasi kishin shprehur pakënaqësi ndaj ushqimit.