Vangjel Dule merr pjesë në ceremoninë për Kacifas: Të zbardhet e vërteta

Nuk ka munguarp olitikani shqiptar në ceremoninë mortore për Konstandinos Kacifas. Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule ka bërë një koment për gazetarët duke kërkuar zbardhjen e plotë të së vërtetës. Dule tha se ndan dhimbjen me gjithë komunitetin dhe shpreh nderimin ndaj të ndjerit.

“Jemi sot në radhë të parë në këto momente të cilat janëm omentet e varrimit dhe si pasojë janë të shenjta. jemi këtu për të ndarë dhimbjen me gocën e Konstandinos, me mamanë dhe babain dhe gjithë komunitetin. Jemi këtu për të shprehur nderimin ndaj të ndjerit por në të njëjtën kohë dhe vendosmërinë. Vendosmërinë që e vërteta duhet të ndriçohet deri në fund. Transparenca e kësaj çështjeje, zbardhja e saj është me rëndësi jetike. Ajo mund të vonojë por natyrisht që nuk do të humbasë”, u shpreh Dule.