Vau i Dejës ndez lu.ftën politike/ Ekskluzive, të gjitha detajet e minutës së fundit për çështjen “Babani”

Pas Shkodres ndalesa e radhes e luftes por edhe krizes politike do te jete bashkia Vau Dejes. Selia blu po i forcon akuzat, duke shtuar datat qe sipas saj “rendojne” situaten penale te Mark Babanit, kryebashkiakut te zgjedhur te 30 qershorit. Nga ana tjeter vete kryetari bashkise mbrojtjen po e ben me dalje publike duke u sjelle tek te njejtat fjale, i bindur ne pastertine e figures se tij si Mark Babani. Shkodraneës kontaktoj me drejtues te partise demokratike te cilet thone se akuza e tyre nuk ka te beje me Mark Babanin e sotem qe realisht eshte i “paster”, por me identitetet e tij te shumefishta pas te cilave eshte fshehur per te shkuaren e tij te erret. Gazmend Bardhi nuk do te ndalet dhe nese Babani vijon te rezistoje, ai do te kete edhe minimalisht dy dalje te tjera kete jave qe permes dokumentave do te faktoje kete te shkuar me hije te Babanit, qe demokratet permes dokumentave e kane te faktuar se ai ka qene i ndaluar ne keto vite. Lufta me e madhe tani behet nese realisht ka apo jo shenja gishterinjsh apo imazhe te Babanit te ndaluar nga policia, apo kemi te bejme me ndonje personazh tjeter qe ka mbajtur te njejtin identitet me kryetarin e bashkise Vau Dejes. Heshtja edhe e Edi Rames dhe partise socialiste jane sinjale qe deshmojne se tashme tek e majta nuk ka qetesi dhe siguri per asgje. Nese edhe Babani do te dale me probleme atehere PS i shkon ne 3 numri kryetareve me probleme, ndersa opozita pretendon se ka per 15 prej tyre dokumenta qe faktojne te shkuaren e erret./ShkodraNeës