Vdekja e 10-vjeçarit që tronditi Shkodrën, mësuesja e tmerruar rrëqeth, shokët i vendosin në bankën ku ulej…



Kjo eshtë banka e parafundit ku ulej Nasiri, 10 vjeçari, nxenes i klasës së katërt në shkollën e mesme të bashkuar “At Gjon Karma”  në Gurin e Zi, qe humbi jetën ndërsa po realizonte një video të cilën donte ta hidhte në Tik-Tok.



Sot ne kete banke ishte vendosur një tufë me lule të bardha, si kujtim nga shokët dhe shoqet e klasës.



Mësuesja e tij e tronditur e kujton si nxënës të shkathët, të dashur dhe të respektuar.

Është shumë e vështirë të flas për këtë ngjarje kaq të rëndë që i ka ndodhur një nxënësi të shkollës tonë. Nasiri ka qenë nxënës i imi prej klasës së parë. Ishte shumë tronditëse atë natë kur morëm lajmin. Nasiri mund ta përshkruar si një nxënës shumë të mirë me arritje të mira, tipare të një lideri, fëmijë shumë i shkathët, gëzonte respektin e nxënësve dhe mësuesve.

Sjellja e Nasirit ka qenë shumë e mirë. Nuk ka shfaqur probleme asnjëherë. Sa i përket përdorimit të rrjeteve sociale në të gjitha orët edukative theksojmë anët negative që ka përdorimi i rrjeteve sociale dhe celularit. Nxënësit i përdorin por i këshilloj gjithmnonë që të jenë edhe në kujdesin e prindërve dhe të mos hapin faqe që nuk janë të përshtatshme për ta. Kam komunikuar me familjarët, pak a shumë kanë idenë se po bënte video por nuk janë shumë të qartë.Kontrolli i prindit nuk duhet të mungojë asnjë moment”.

Lexo edhe: