Vd’ekja e Marko Bellos shkakton polemika: Lereni të prehet i qetë, mos u ngopshi



Ndarja nga jeta për shkak të Covid e Marko Bellos, ka krijuar polemika mes politikanëve. Ish-deputeti socialist Arben Malaj ka shpërthyer ashpër lidhur me mesazhet e ngushëllimit dhe postimet e socialistëve në rrjetet sociale.



Boll me hiporizine tuaj ndaj  kolegut dhe mikut Marko Bello! Lereni te prehet i qete!  Eshte shume e vertete qe Marko ishte nje deputet diplomat, minister dhe profesor  me vlera dhe kontribute te vecanta, Por pasi e shpallet “Armik te Partise” asnje  mundesi nuk i dhate qe ti sherbente vendit te tij me dinjitet, integritet dhe profesionalizem.



Keshtu jeni sjelle me shume shqipetare te mire,  thjeshte dhe vetem se i konsideroni armik te partise. Pas nenit famkeq 24/1 ne 92  qe largoj nga sherbimi publik disa mijra shqiptare te ditur dhe me integritet,

Periudha juaj e “Rilindasve te bebezitur” do te jete periudha me e zeze ne shkaterimin e institucioneve te shtetit dhe ne largimin nga politika dhe administrata publike te kujdo qe ju pengon te vidhni deri ne pangopesi.

Para 30 diteve pushuat nga puna deputetin dhe ish gazetarin luftarak e partriot  te qarkut te Vlores Adrian Myslymaj thjeshte per nje sms qe i nisi Taulant Balles.

U angazhuar drejtperdrejte kryerilindasi Rama dhe e kercenoj me pushimim nga puna. Minstria e financave Denaj brenda 48 oreve dhe  jashte cdo procedure ligjore e pushoj nga puna.

Heshti Gramozi mentori dhe promovuesi i  tij politik. Heshti  bashkeluftetari e bashkegazetari Brace. Heshti Pandi dhe te gjithe te tjeret.

Ju nuk e kuptoni se sa shume pushteti absolut ju ka korruptuar, ose ndoshta babezia ka qene motivi i vetem ne jete.

Ju perligjni cdo vjedhje dhe abuzim sepse cdo  njeri qe ju denoncon i suleni me gjithe arsenalin shpifes per ta vrare, jo vetem shpirterisht. 

Boll me pangopësine tuaj! Boll me hiporizine tuaj! Boll me vuajtet e pa fund qe me arrogancen dhe babezine tuaj por i kushtoni shqiptareve te varfer.

Per kategorine  arroganteve dhe te babeziturve  populli ka nje mallkim nga shpirti : “Kurre mos  u ngopshi” shkruan ai.