Veleçiku i pathyeshëm në shtëpi

Veleçiku vijon të mos thyhet në shtëpi. Koplikasit kanë arritur një fitore pasditën e sotme, teksa në fushën sportive “Reshit Rusi” kanë mposhtur ekipin e Shënkollit me shifrat 3 – 1.

Veleçiku shënon shumë shpejt, teksa në minutën e 8-të, Toma zhbllokon shifrat. Por miqtë barazojnë menjëherë me anë të Danaj dhe në shifrat 1 – 1 mbyllet pjesa e parë.

Në të dytën, Veleçiku hidhet në sulm dhe arrin të shënojë dy herë të tjera, me anë të Banushit dhe Ujkaj me 11-metërsh. Me këtë fitore, Veleçiku ndan vendin e 6-të dhe 7-të me Burrelin në kuotën e 19 pikëve. /ShkodraNews

Lexo edhe: