Veleçiku kopjon Vllazninë, e mposht një lojtar

Ashtu si Vllaznia, edhe ekipi i Veleçikut e ka nisur me humbje këtë vit. Koplikasit u mposhtën me rezultatin 3 – 1 në transfertë nga ekipi i Korabit. Janë vendasit që shënojnë që në minutën e 10-të me anë të lojtarit Skuka, duke zhbllokuar shifrat e takimit.

Ndërkohë në fundin e pjesës është i njëjti autor që dyfishon shifrat për skuadren e tij dhe duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh të dy golave për Korabin. Pjesa e dytë nis më mirë përsëri për vendasit.

I njëjti autor i dy golave të parë, Xhuliano Skuka, shënon edhe të tretin për Korabin në minutën e 57-të. Mundohet të reagojnë koplikasit, por golin e vetëm do e gjenin në fund. Është Ujkaj që shënon golin e vetëm për skuadrën e tij, në minutën e 92-të me anë të një 11-metërshi. Pas kësaj humbje, Veleçiku zbret në vendin e 6-të në tabelën e klasifikimit, duke u shkëputur -4 pikë nga Besëlidhja e vendit të 5-të. /ShkodraNews