Veleçiku “prish” sezonin, tashmë i duhet…

Ashtu siç pritej, ashtu ka ndodhur. Veleçiku i Koplikut është mposhtur në sfidën e fundit të këtij sezoni në Kategorinë e Parë. Shënkolli ka fituar 2 – 1 dhe ka dërguar koplikasit në play-out.

Në një ndeshje të luftuar nga të dyja skuadrat, Shënkolli do shënonte i pari. Është Pergjini ai që zhbllokon shifrat në minutën e 24-të. Me këtë gol mbyllet edhe pjesa e parë.

Në të dytën janë përsëri vendasit që shënojnë. Është mbrojtësi shkodran Danaj që dyfishon shifrat në minutën e 57-të. Pas këtij goli “zgjohen” lojtarët e Veleçikut.

Në minutën e 65-të mesfushori Bega ngushton diferencën e golave. Por minutat e mbetura nuk sjellin gol tjetër dhe Veleçiku merr një humbje që e rëndit në vendin e parafundit me 23 pikë.

Tashmë, koplikasit nëse duan të qëndrojnë në Kategori të Parë duhet të fitojnë një ndeshje shtesë ndaj ekipit të vendit të dytë të Kategorisë së Dytë. /ShkodraNews

Lexo edhe: