Veleçiku rikthehet aty ku di të fitojë

Pas pezullimit të futbollit në javën që lam pas, rikthehet në fushë edhe ekipi i Veleçikut. Koplikasit do të luajnë të dielën ndaj ekipit të Vorës. Sfida do të zhvillohet në ora 15:00 në fushën sportive “Reshit Rusi” të qytetit të Shkodrës.

Një fushë të cilën koplikasit e “kanë me qejf”. Kjo pasi në këtë fushë ekipi i drejtuar nga Besnik Duli ka arritur disa fitore. E të njëjtën gjë do të tentojë edhe të dielën ndaj Vorës, duke pasur edhe mbështetjen e publikut nga Malësia e Madhe.

Kujtojmë se Veleçiku ndodhet në vend të 8 në grupin e pesë skuadrave që luftojnë për të siguruar qëndrimin në Kategorinë e Parë. Koplikasit kanë vetëm 2 pikë më pak se Burreli i vendit të 6-të dhe 8 më shumë se Vora e vendit të fundit. /ShkodraNews