Veliaj e vuri në listat për këshilltarë bashkiakë, Gaz Paja rrëfen propozimin: Ky çuni do hyjë në histori

Teksa një javë më parë dolën listat e kandidatëve për këshilltarë në Bashkinë e Tiranës, u vu re i renditur edhe aktori i njohur Gaz Paja.

Nga studio e emisionit “Ftesë në 5”, Gazi ka treguar sot se si e ka pranuar propozimin e Erion Veliajt, që tha se e njeh jo vetëm si kryebashkiak.

“Unë kam besim tek ky cuni, tek Erioni dhe mendoj se do futet në histori, ndaj edhe unë dua të bëhem pjesë e historisë. Më pyeti nëse i pëlqenin punët që ka bërë, sigurisht më tha mos më thuaj gabimet se e di që ka. Po i thashë më pëlqen. Më tha do vish të bashkohesh me ne dhe të ndryshojmë bashkë Tiranën? Po i thashë. Dhe kështu nuk do bëhem ministër kulture se nuk dua të rri në një zyrë të administroj njerëz por dua terrenin”, tha Gaz Paja./ShkodraNews