Veliaj harxhon 22 milionë lekë në muaj për njerëzit e varfër, shikoni sa harxhohen për qentë

Babëzia e çetës së hajdutëve të Bashkisë-Tiranë, ka futur “lugën” edhe në supën e të varfërve, të cilët i vlerëson e i trajton, sa 20% e kujdesit që tregon për qentë e rrugës

Pothuajse çdo ditë, zbulohet nga një çudi dhe çmenduri, në punët e pista, që vazhdojnë e bëjnë shefat e pushtetit “rilindja”; sidomos kryebashkiaku i Tiranës; i cili prej 5 vitesh, vepron me taksat, me hallet e qytetarëve, me pasuritë dhe territorin e Tiranës, sikur e ka “bahçen” e vet.

E sikur të mos majftonte skandali, që gjithë trojet e ndërtimit, fondet e investimeve e shërbimeve publike, i ka “kanalizuar” vetëm në rrjetin e pisët të oligarkëve Fusha-Papuli-Ulaj-Sulaj; babëzia dhe maskarallku i kryebashkiakut Veliaj; ka futur hundën, deri tek korrupsioni me fondet e njerëzve të varfër, lypsarë e endacakë.

Një zyrtar i financës në Bashkinë-Tiranë, ka bërë me dije për “PAMFLETI”, se kryerbashkiaku Erjon Veliaj, nëpërmjet vartës-sekserëve që zhgrryhen nëpër hotelet luksoze të botës me milionat e oligarkëve; firmos çdo muaj, një vjedhje skandaloze, që ka lidhje me supën e njerëzve të varfër e pa familje.

Bëhet fjalë, për fondet e trajtimit në 5 qendrat sociale me pak orare shërbimi ditën e natën, me përjashtim të ditëve të shtuna e të diela pushim; që ka ngritur Bashkia e Tiranës, për njerëzit e rrugës e të varfrit esktrem, pa mundësi ushqimi e strehimi dhe; për fondet e trajtimit të qenve të rrugës.

Mos u çuditni, por për 5 qendrat sociale, ku trajtohen njerëzit me një pjatë gjellë e disa orë strehim e fjetje; kryebashkiaku Erjon Veliaj, ka akorduar 22 milionë lekë në muaj, ndërsa për trajtim-ushqimin e qenve të rrugës, ka akorduar 82 milionë lekë në muaj.

Për njerëzit e varfër e të pastehë, janë ngritur 5 qendra sociale në Laprakë, në ish-Kombinatin “Misto Mame” dhe 3 “strehëza”, në zonën e Shkozës; ndërsa për qentë ka ngritur 12 qendra (stacione) e 5 grupe me punonjës ambulantë në gjithë Tiranën, që shpërndajnë ushqim për qentë.

Deri sot nuk kemi parë e dëgjuar për ushqimin e qenve, por kështu figuron, në projektet dhe letrat financiare, që firmos çdo muaj kryebashkiaku Erjon Veliaj; ndërkohë që 3 vite më parë, nëpërmjet vëllait të tij biznesmen dhe kunatit të Lulzim Bashës (ortakë); zbatoi një projekt edhe me kronika televizie, sikur harxhoi 750 mijë euro, për grumbullimin, vaksinimin dhe relaksimin e qenve, me veterinerë e punonjës psiko-social, të paguar nga bashkia./Pamfleti