Veliaj shkon te Rudina Magjistari dhe hap listën me këshilla: Fillo hekuros e merr pluhurat, që mos thonë ‘zdromsa’



Kryetari i bashkise se Tiranes, Erion Veliaj ishte sot ne kurorëzimin në martesë te një çifti të ri, live në emisionin e Rudina Magjistarit në TvKlan.



Teksa po kurorëzonte çiftin e ri në martesë, Veliaj nuk ngurroi që t’i japë disa këshilla dhëndrit të ri.



Ai përmendi dhe frazën e tij që u komentua gjerë e gjatë në media, që çunat shqiptarë janë zdromsa duke i thënë Armandos, djalit që po martohet që të lajë, hekurosë në mënyrë që të fitojë reputacion.

“Në martesë burri dhe gruaja përfitojnë të njëjtat të drejta, por edhe marrin përsipër të njëjtat detyrime. Kështu që, Armando, tani fillo hekuros, bëj pazarin, laj pjatat, merr pluhurat. Që te mos thonë që çunat janë zdromsa, ne duhet t’i bëjmë këto gjëra që të fitojmë reputacion, jo vetëm gocat”, ishte këshilla e Veliajt, ku nuk munguan as të qeshurat, por edhe sikleti i dhëndrit për detyrimet e reja si bashkëshort.