Velipojës do t’i merret fryma, ky është resorti gjigant që do ndërtohet së shpejti

Ne Velipoje do te ngrihet nje tjeter resort turistik. Pritet te jete keshilli bashkiak dhe firma e Voltana Ademit qe ti ndezin driten jeshile nje projekti te madh qe kete here do te ngrihet ne fshatin Pulaj.

Shkodranews ka mesuar detaje nga projekti qe do te shqyrtohet ne mbledhjen e ketij muaji te bashkise Shkoder, ndersa dokumentacioni eshte dorezuar ne muajin Maj.

Jane 52 milion euro investim ne nje siperfaqe prej 11.3 hektaresh qe do te marre 5 vite kohe per ndertim dhe do te gjeneroje 80 vende te reja pune.

Shkodranews ka mesuar edhe detaje shtese nga zbatimi i tij. Se pari do te ndertohet nje Hotel me 5* (i cili do të ketë 38 dhoma me tre lloje te ndryshme standardi, hoteli gjendet pranë shëtitores kryesore);

Hoteli 2 me 5* ( i cili do të ketë 38 dhoma me tre lloje te ndryshme standardi, prane parkut qendror);
Në secilin nga hotelet gjenden: – Bar;

– Hapësirë tregtare; – SPA;

– Restorant. 23 Vila (të ndara dy pjesë në dy anët e projektit, të përbëra nga 2 – 3 kate secila, të cilat do të kenë pishina dhe hapësira gjelberimi).

204 Apart/Hotele, të ndara sipas zonave A, B dhe C si më poshtë:

24 apartamente 1+1; 173 apartamente 1+2; 7 apartamente 1 +3. Kompleksi i ri nuk dihet nese do te marre apo jo miratimin e keshillit bashkiak ndersa pritet qe ti jape nje tjeter dimension turizmit ne brigjet e Adriatikut.

Nuk ka emra kush fshihet pas tij por nje gje eshte e sigurte se ai nuk do te kaloje pa debate duke patur parasysh se ne zone ka patur disa konflikte, proçese gjyqesore dhe akuza te banoreve se po u tjetersohen pronat e trasheguara brez pas brezi e me dokumentacion.

Duket se loja vetem sapo ka nisur dhe pritet te behet edhe me interesante ne ditet ne vijim.