Vëllai i merr në qafë edhe të fejuarën, poshtë shtratit të tyre policia u gjen diçka kompromentuese

Dy vëllezër shqiptarë që jetonin në Itali kanë futur në telashe edhe të fejuarën e njërit prej tyre.

Për shkak të aktivitetit me të cilin merreshin, janë pikasur nga autoritetet ligjzbatuese.

Konkretisht, një 28 dhe 24 vjeçar, dhe e fejuara e këtij të fundit, një rumune 29 vjeçare, u arrestuan nga oficerët e policisë në Forlì.

Ata akuzohen për posedim dhe transportimi të drogës.

Atyre iu gjet 3 gram marijuanë Pasi u bllokuan, hetuesit vazhduan kërkimin e shtëpisë së tyre.

Nën shtratin martesor të të dashurës së njërit prej dy vëllezërve u gjet një valixhe me 2.7 kg marijuanë si dhe peshore elektronike dhe materiale për paketimin.