Vëllai iu prek nga Covid-i, Turi jep lajmin e madh pas disa ditësh që deputeti i PS u izolua në shtëpi



Sherohet nga Covid-19 deputeti i PS, Eljo Hysko.



Lajmin e ka bërë me dije vete vëllai i tij, moderatori, Turjan Hysko.



Turi ka ndarë me miqtë e tij në Instagram lajmin se vëllai i tij kishte rezultuar negativ ndaj tamponit që fundit që kishte kryer.

“Nuk ma merrte mendja që do gëzohesha kaq shumë kur të më etiketonin vëllain si ‘Negativ’”, shkruan Turjan Hyko.

Eljo Hysko ishte një nga deputetët e Kuvendit të Shqipërisë të cilët u prekën nga COVID-19, ndërkohë që prej disa javësh ai ka qëndruar i izoluar, duke mos marrë pjesë në punimet e Kuvendit.