Vendi drejt mbylljes së dytë, Merkel tjetër mesazh prekës: Tani ju kërkoj që…



Ndersa ekspertet paralajmeruan se vendi po shkon drejt nje mbyllje te dyte, me rritjet rekord te rasteve te reja, ditet e fundit, kancelarja Angela Merkel sërish në videomesazhin e saj javor apeloi tek qytetarët që të reduktojnë sa të mundin kontaktet që të përballohet përhapja e madhe e pandemisë.



“Nuk jemi të pafuqishëm ndaj virusit, sjellja jonë vendos, se sa i fortë është ai dhe sa shpejt përhapet. Kërkesa e momentit është për të gjithë ne: reduktoni kontaktet. Takoni sa më pak njerëz”, tha Merkel të shtunën.



Vetëm para një jave, Merkel me një apel dramatik në mesazhin javor kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve dhe bëri thirrje për kujdes në kohën e rritjes së infektimeve.

Ky apel shkaktoi shumë reagime në Gjermani. Vetëm në një javë, situata e pandemisë është ashpërsuar, tha Merkel këtë të shtunë.

“Për mua vlen ajo që u thashë javën e kaluar, fjalë për fjalë.”

Në videomesazhin para një jave, Merkel kërkoi uljen e kontakteve familjare, moskryerjen e udhëtimeve të panevojshme, dhe bëri thirrje që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi.

DW