Vendimi i bu.jshëm/ Gjykata lëshon urdhër-arrest për deputetin shqiptar



Një urdhër-arrest është lëshuar ditën e sotme për një deputet nga Gjykata Themelore në Prishtinë.



Mësohet se bëhet fjalë për deputetin Etem Arifi, i dënuar me vendim të formës së prerë për mashtrimin me subvencione, që kapin shumën mbi 25 mijë euro.



Urdhri është lëshuar me qëllim për ta dërguar atë në vuajtje të dënimit me bu.rg. Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.