Vendimi i socialistëve/ Nga marsi nis ‘fshesa’ në drejtoritë e Shkodrës, ja më të rëndësishmet

Pas perfundimit te kongresit te 29 shkurtit, socialistet pritet ta pasojne riorganizimin e tyre me nje sere ndryshimesh ne drejtorite rajonale. Burime per shkodraneës bejne te ditur se muaji Mars e ne vazhdim do te shenoje levizje e nderrime te disa titullareve, ku ristrukturimi do te behet ne baze edhe te ndryshimeve qe do te kete dega rajonale e Shkodres. Pritet qe drejtorite qe do te preken nga kjo vale jane tatimet qe ende kane nje titullar te komanduar, doganat, autoriteti ushqimit, operatori i shperndarjes se energjise elektrike dhe shfrytezimi i automjeteve. E gjitha kjo jo vetem per ti dhene nje hov te ri ketyre institucioneve, por me se shumti qe do te diktohen nga kongresi i PS, ku Shkodra pritet te mesoje edhe kryetarin e ri te komanduar te partise. Pas propozimit qe asambleja dhe nje pjese e keshilltareve i kane bere kryeministrit Rama dhe drejtuesve te tjere qe ne krye te kene Luan Harushes, ambicie per kete post me heret ka patur edhe deputetja tjeter Senida Mesi, ndersa ne loje mund te hyjne edhe emra te tjere ish deputet apo funksionare te PS. Kjo vale e re ndryshimesh e levizjesh pritet ti jape edhe pakenaqesi radheve socialiste te Shkodres qe ne keto 6 vite e gjysem pushtet te Edi Rames, me shume kane funksionuar si parti opozitare sesa qeverisese. E gjithe kjo ngarkese negative eshte reflektuar si ne mbarevajtjen e deges, ashtu edhe tek performanca e dobet e drejtorive e deri tek rezultatet zgjedhore, si ai i zgjedhjeve lokale e deri tek ato parlamentare. Pertej tentativave te influences, tek PS e Shkodres eshte ndjere fuqishem mungesa e nje drejtuesi lider dhe e nje fryme qe mendon per zhvillimin e Shkodres. Lufta e madhe eshte bere per pushtetin personal dhe mbajtjen sa me gjate te karriges, per asgje me shume.