Vendosën rritjen e çmimit pët shërbimet dentare, tani e kanë punën pisk

Ministria e Shëndetësisë ka çuar në gjykatë vendimin e Urdhrit të Stomatologut. Lëvizja erdhi pasi vendosjes për të dyfishuar çmimet e shërbimeve dentare nga urdhri.

Mes tjerash, siç argumenton vet organi i ministrisë, vendimi i marrë nga Urdhri i Stomatologut është i paaplikueshëm, pasi nuk ka tagrin ligjor.

Pas kundërshtisë në votimin për vendosjen e tarifave për shërbimet dentare, Ministria e Shëndetësisë ka ndërmarrë një tjetër hap për të bllokuar vendimin e Urdhrit të Stomatologut për rritjen e tarifave: Dërgimin në gjykatë të këtij vendimi, me argumentin se nuk është tagër i Urdhrit të Stomatologut.

Sipas Ministrisë, nuk do të ketë rritje tarifash sepse vendimi i urdhrit te stomatologëve është i paaplikueshëm.