Vendoset data, shtyhen zgjedhjet e parakohshme. Ja kur do mbahen

Edhe Greqia, sic e kemi raportuar më herët, shkon në zgjedhje të katërfishta.

Sot, qeveria greke ka vendosur 7 korrikun, një javë më vonë se sa pritej, si data për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Kjo lëvizje e kryeministrit grek Alexis Tsipras vjen pas dështimit në zgjedhjet për Parlamentin Europian.

Zëdhënësi i qeverisë Dimitris Tzannakopoulos tha të martën se vendimi është marrë për të mos prishur provimet e shkollave për hyrjet në universitet që do të mbahen më 30 qershor.

Tsipras njoftoi pas votimit të parlamentit Europian se ai do të kërkonte shpërbërjen e parlamentit pas raundit të dytë të zgjedhjeve rajonale dhe komunale të Greqisë.

Kujtojmë se zgjedhjet për Parlamentin Europian nxorën fitues konservatorët e “Demokracisë së Re”, ndërsa “Syriza” humbi mjaft pikë.