Vera erdhi, Shkodra ende me “lopata nëpër duar”: Ja si po zvarriten projektet

Kriza politike paralizon investimet e qeverisë në qarkun e Shkodrës. Largimi i vëmendjes dhe përqendrimi tek situata që po kalon vendi, ka bërë që firmat zbatuese të investimeve të neglizhojnë afatet, cilësine dhe çdo detaj tjetër.

Burime për shkodranews thonë se as ketë sezon nuk ka ecuri te ndërhyrjes ne rrugën e Velipojës, si dhe ne Shiroke, e madje firmat po ecin me hapa breshke sa për tu dukur. Madje me e rende behet gjendja për investimin e shume pritur te rrugës se Thethit, qe te njëjtat burime saktësojnë se ai ka rrezikun te mos filloje fare.

Ishte parashikuar pranvera, por po hyjmë ne sezonin veror dhe asnjë shenje ne horizont nuk po jepet. Lista behet edhe me e gjate kur dështim spektakolar pati projekti i pikës kufitare Zogaj – Skje, ku atje ska lëvizur asgjë, apo rruga e Zogajve qe u trumbetua me te madhe. Qeveria nuk e ka me vëmendjen dhe aq me pak prioritetin tek këto ndërhyje qe po i shkaktojnë dëme te mëdha turizmit dhe ekonomisë lokale qe shume familje shkodrane e kane te vetmin burim te ardhurash.

Edhe sejmenet e qeverise qe ne Shkodër dolën si flamurtar për ti lëvizur gjerat sot po heshtin, si kandidati per kryetar bashkie Valdrin Pjetri, ashtu edhe deputetja Senida Mesi. Te dy ne periudha te caktuara morën misione ndaj këtyre investimeve madhore për metropolin verior, por tani janë zhdukur pa lënë gjurme dhe pa folur qofte edhe një fjale te vetme për këto projekte te humbura rrugës qe nga shpresa, janë kthyer ne “pengesa” e turizmit ne Shkodër.

Me kete krize pak shanse ka te vije nje sinjal pozitiv dhe te gjithë mbetet te urojnë kapërcim sa me pare te kësaj gjendje.