Vetë humbi jetën në aks.ident, por vajzës së Mirelës i ka ndodhur hataja. Thirrja urgjente vjen nga…

Një mesazh rrëqethës vjen nga të afërmit e të resë e cila humbi jetën tr.agj.ikisht dy ditë më parë në autostradën Tiranë- Durrës, ku makina që ajo po udhëtonte me motrën dhe dy fëmijët e njërës prej tyre u përplas me një fuoristradë që drejtohej nga një shtetas francez dhe gruaja e tij shqiptare.

Mesa duket bilanci i atij aks.identi nuk u mbyll me një vik.timë, e cila ishte nëna e dy fëmijëve 31 vjeçarja Mirela Daci.

Këtë të shtunë, JOQ ka publikuar mesazhin e motrës së Mirelës, e cila po ashtu u plagos gjatë aksidentit tragjik. Leonora Çerpja ka një thirrje dëshpëruese për këdo që mundet ta ndihmojë familjen, pasi vajza e vogël e të ndjerës ka thyer të dyja këmbët.

Për më tepër lexoni mesazhin:

Pershendetje! Kam nje rast urgjent dhe ju lutem tme ndihmoni. Jam Leonora Cerpia tezja e Sindi Dacit. Sindi eshte aksidentuar me date 28.02.2019 ne gjirin e lalsit ku mbeti pa jete mamaja e Sindit, Mirela Daci motra ime. Sindi ka thyer te dyja kembet, njeren kembe e ka te thyer siper gjurit, kocken kryesore si dhe ka plage te renda te hapura. Sindit i ka skaduar pasaporta dhe nese eshte e mundur kerkojme te na jepet nje zgjidhje qe ta dergojme ne spital jasht vendit. Nderhyrja duhet te behet urgjent brenda dites se neserme, pasi rrezikon te mbetet sakate. Nuk po me jep zgjidhje askush.Nuk eshte qeshtje pagesash por kerkoj suport nga shteti tme lejojne ta dergoj gocen ne spital ne stamboll pa pasaporte. Dje i varrosem mamin Sindit dhe sduam qe tna mbetet goca sakat. Ju lutem na ndihmoni. Kemi shpresa tek ju!”